Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, a do të përfitojmë gaz?

Një nga çështjet me më tepër interes për të gjithë shqiptarët pas miratimit të projektit TAP si rruga përfundimtare që do të çojë gazsjellësin në Europë është pyetja se a do të ketë furnizim me gaz për vendi tonë. Jo më larg se para disa javësh, konsorciumi i “Shah Deniz” 2 në Azerbajxhan lidhi kontrata afatgjata me kompanitë të cilat do të tregtojnë gazin, por në asnjë marrëveshje nuk rezulton që Shqipëria apo një firmë shqiptare të ketë marrë të drejta për tregtimin e gazit. Zv/ministri i energjetikës Dorian Duçka, në një intervistë për Vizion Plus sqaron se pavarësisht këtyre kontratave Shqipëria do të përfitojë gaz. Vizion Plus iu drejtua edhe zyrës së TAP, ku në një e-mail konsorciumi sqaron se synimi i tyre është vetëm ndërtimi i gazsjellësit dhe jo procesi i shitjes së gazit. ”TAP po zhvillon një infrastrukturë për transportin e gazit që do të transportojë gazin Kaspik në Evropë. Si i tillë TAP nuk është i përfshirë në procesin e shitjes së gazit që drejtohet dhe është në pronësi të Konsorciumit Shah Deniz II.” Sipas ministrisë së energjetikës, gjatë kohës së firmosjes së marrëveshjes me gazsjellësin TAP është vënë si kusht që në disa pjesë të projektit të ketë edhe një grykëderdhje për Shqipërinë. Por ende dhe sot nga drejtuesit e TAP nuk konfirmohet se sa do të jetë sasia e gazit që do të përfitojmë? Ndërkohë sot qe flasim Italianet e dinë se pas nënshkrimit të marrëveshjes me “Shah Deniz” 60% të gazit e marrin firmat italiane, dhe pjesa që mbetet ndahet mes kompanive që operojnë në Greqi dhe Bullgari.

TV Vizion Plus, 18.10.2013