Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, mbyllen autostradat për shtrirjen e shtyllave elektrike

Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) ka bere te ditur se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS Theranda-NS Rahoveci sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 18:00, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyqja Prizren Veri – kyqja Suharekë, për të mundësuar shtrirjen e përcuesit në shtylla përgjatë korridorit të Autostradës “Ibrahim Rugova”- R7.

Implementimi i projektit do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për atë rajon.

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT kërkon mirëkuptim nga qytetarët.