Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi baltik: Mbyllet marrëveshja prej 280 milionë euro

Një projekt i madh për të transportuar gaz natyror nga Deti i Veriut në Danimarkë dhe Poloni ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara. Firma italiane Saipem nënshkroi një marrëveshje me vlerë 280 milion euro për të ndërtuar një tubacion gazi nën Detin Baltik për të lidhur të dy vendet.

Polonia importon pjesën më të madhe të gazit të saj natyror nga Rusia dhe tubacioni i ri është përshëndetur në Varshavë si një mënyrë për të zvogëluar varësinë nga Moska. BE ka siguruar 215 milion euro në financim për Projektin e Tubave Balltik, i cili gjithashtu do t’i lejojë Polonisë të furnizojë me gaz tregun danez.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se tubacioni është planifikuar të nisë në 1 tetor 2022. “Ky projekt është me të vërtetë shumë i mirë për Poloninë, dhe jo vetëm në të ardhmen e afërt, por besoj thellësisht për dekada,” tha Duda në një konferencë për shtyp. “Nëse po flasim për diversifikimin e plotë të furnizimeve me gaz në Poloni, nëse po flasim për pavarësi të plotë të Polonisë si marrës nga Rusia, ky është momenti historik në rrugën drejt kësaj mosvarësie,” shtoi ai.

Scan,  06.05.2020