Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Preu në besë Alvin Berishën, Rama e bën drejtor të Albpetrol

Një nga media më të mëdha online në Shqipëri, JOQ Albania i ka dedikuar një postim emërimit të ish-ambasadorit Gent Gazheli në krye të Albpetrol. JOQ rikujton se si Gazheli u zotua se do ta ndiqte personalisht çështjen e vogëlushit 11-vjeçar, Alvin Berisha, i cili kishte mbetur i izoluar në një kamp famëkeq në Siri, por më vonë preu në besë babain e Alvinit, Afrim Berishën, dhe stafin e emisionit italian “Le Iene”, duke mos ia hapur më telefonin gazetarit Taulant Kopliku.

Postimi i plotë në Instagram:

Ju kujtohet Gent Gazheli, ish-ambasadori shqiptar në Turqi? Po, po, ai, ‘njeriu’ i Ramës, i cili u shndërrua në një nga diplomatët më të urryer në Shqipëri, pasi u zotua se do ta ndiqte personalisht çështjen e vogëlushit 11-vjeçar, Alvin Berisha, i cili kishte mbetur i izoluar në një kamp famëkeq në Siri; një histori dramatike e cila përloti jo vetëm opinionin publik shqiptar, por edhe atë italian. Të gjithë e mbani mend, se si Gazheli, me paturpësinë më të madhe, e preu në besë babain e Alvinit, Afrim Berishën, dhe stafin e emisionit italian “Le Iene”, duke mos ia hapur më telefonin gazetarit Taulant Kopliku. Por çfarë po ndodh sot me Gent Gazhelin? Ku është ai pas skandalit diplomatik që ‘vulosi’ urrejtjen e shqiptarëve ndaj tij? Gent Gazheli është emëruar së fundmi në krye të kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol. E lexuat mirë?! Tingëllon e çuditshme dhe absurde, por Gazheli, ose i ashtuquajturi “njeriu” i Ramës, është ‘dënuar’ nga ky i fundit, duke u vendosur në krye të një institucioni që gjeneron shuma marramendëse financiare. Me sa duket, kjo është mënyra se si “Rilindja” nuk i braktis kurrë “emisarët” e saj, të cilët edhe nëse bëhen pjesë e skandaleve të ndryshme, ringrihen sërish dhe vendosen në pozita më të fuqishme se ato që mbanin më parë. Kot nuk thonë “çudia më e madhe tre ditë zgjat”. Ndoshta “Rilindja ka menduar se shqiptarët e kanë harruar gjestin e pajustifikueshëm të Gazelit, i cili tashmë do të drejtojë një kompani shtetërore të një rëndësie të veçantë. Ta gëzojmë “katapultimin absurd” të rradhës në kampin rilindas! Ai u prezantua paraditen e së hënës, duke zëvendësuar Eriola Mukën, e cila e mbajti këtë post për afro gjashtë muaj. Veprimtaria e saj dhe sidomos raportet që krijoi brenda institucionit shënuan edhe fundin e shpejtë të drejtimit të saj. Ndaj saj, u deponuan në prokurori dy kallëzime penale publike për emërime nepotike në kompaninë shtetërore të naftës. Po ashtu, Muka u akuzua për shkarkime masive nga vendi i punës, ku pak ditë më parë JOQ Albania raportoi që mbi 200 punonjës të kësaj kompanie në Patos u shkarkuan brenda një dite.

Joq Albania, 27.04.2020