Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Interkonjeksioni me Kosovën – Miratohet njohja e Operatorit të Kosovës

Linja e Interkonjeksionit 400 Kv Shqipëri-Kosovë, një vepër elektroenergjetike  që ka përfunduar ndërtimin në vitin 2016 pritet të vihet në operim. Pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19 , Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale miratuan vendimin që parashikon lidhjen e  Operatorit të Transmetimit të Kosovës me Operatoret e Transmetimit të Evropës Kontinentale në datë 14 Maj 2020.

Praktikisht njohja e KOSTT, përveç vënies në operim të linjës 400 KV Shqipëri-Kosovë do të bëjë të mundur hyrjen në fuqi të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit shqiptar dhe atij kosovar duke rritur sigurinë e operimit të sistemit elektronergjetik dhe optimizimin e burimeve të përbashkëta. Gjithashtu, pritet të ketë një rritje të shkëmbimeve tregtare dhe krijimin e lehtësirave për tregtarët e energjisë elektrike për të kryer transaksione në kufirin Shqipëri- Kosovë.

Një tjetër imapkt ka të bëjë me nxitjen e iniciativave rajonale për bashkimin e tregjeve të energjisë, të cilat parashikohet të sjellin dhe një ulje të çmimeve të energjisë për konsumatorët. Gjithashtu, parashikohet ulja e humbjeve teknike në sistemet e transmetimit respective, si dhe një shtim i kapaciteteve transmetuese të OST ku nëpërmjet investimit të ri të planifikuar të linjës 400kV Shqipëri-Maqedoni, OST do të jetë e ndërlidhur me të gjithë Operatoret e Transmetimit të vendeve fqinje nëpërmjet rrjetit 400kV, i cili ofron një besueshmëri të lartë në operimin e sistemit elektronergjetik.

Scan,  26.04.2020