Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pas skandalit në Porto Romano nafta mbush Gjanicën, banorët akuzojnë kompanitë

Kompanitë naftënxjerrëse në Fier vazhdojnë të shkaktojnë ndotje të lartë. Situate në lumin Gjanica këtë mëngjes është pak ti thuash skandaloze. Një sasi kolosale nafte është derdhur në lumë, ndërsa banorët akuzojnë se autoritetet kanë ulur kontrollet, e si pasojë kompanitë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

Kjo ishte pamja e Gjanicës këtë të martë. Kompanitë naftënxjerrëse e ndotën lumin sërish.

Fenomeni i ndotjes u rikthye, ndërsa  autoritetet po hetojnë për të gjetur ndotësit.

Inspektorët  e Mjedisit thonë se kanë nisur një hetim për të zbuluar dhe ndëshkuar ndotësin, që duke iu referuar edhe rasteve të ngjashme në të kaluarën, kanë qenë kompanitë naftënxjerrëse që veprojnë në zonë.

Qytetarët në Fier e thonë edhe me emër kompaninë që sipas tyre ndot lumin, por Ora News do të presë zyrtarizimin e saj për të treguar se kush është fajtori i kësaj situatë në kufijtë e emergjencës mjedisore.

Uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa zona me dendësi të madhe banesës kundërmon nga era e rëndë përgjatë gjithë lumit.

Qytetarët thonë se po vuajnë pasojat e neglizhencës së autoriteteve në këto kohë të karantinës të cilat po shfrytëzohen nga kompanitë naftënxjerrëse

Ora News do të vazhdojë të ndjekë këtë skandal të ndotjes së Gjanicës edhe në ditët në vijim për ti dhënë zë kështu thirrjes së qytetarëve për institucionet që duhet të tregojnë forcën e shtetit për këdo kompani që ndot ambientin.

Ora News, 21.04.2020