Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP dhuron 1.5 milion euro për sistemin shëndetësor në Greqi, Shqipëri dhe Itali

Në TAP, shëndeti dhe siguria vijnë të parat. Ne jemi angazhuar gjithashtu të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës e të ardhurave ekonomike të komuniteteve në gjurmët e TAP-it, në të treja vendet pritëse. Për këtë arsye, Gazsjellësi Trans Adriatik do të dhurojë 1.5 milionë euro për të ndihmuar sistemin shëndetësor në Greqi, Shqipëri e Itali, në luftën kundër pandemisë së COVID-19.

Luca Schieppati, drejtori i përgjithshëm i TAP-it, u shpreh se: “COVID-19 dhe pasojat e tij janë një realitet sfidues për të gjithë. Ne në TAP po monitorojmë nga afër zhvillimet dhe po bëjmë pjesën tonë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, duke ndjekur udhëzimet më të fundit të autoriteteve të shëndetit publik dhe duke marrë një sërë masash. Në të njëjtën kohë po përpiqemi t’u gjendemi pranë komuniteteve mikpritëse.”

“TAP po punon ngushtësisht me autoritetet shëndetësore në të gjitha vendet mikpritëse në mbështetje të përpjekjeve për lehtësimin e situatës. Ndihemi të nderuar të luajmë një rol sado të vogël dhe të ndihmojmë në luftën kundër COVID-19 duke dhuruar, me mbështetjen e plotë të aksionerëve tanë, 1.5 milionë euro; 500,000 euro për secilin vend mikpritës. Këto para do të shkojnë për pajisje mjekësore, mjete mbrojtëse për personelin, ilaçe, etj., sipas nevojave të autoriteteve shëndetësore,” shtoi Schieppati.

Duam të shprehim mirënjohjen tonë të pakufijshme për punonjësit e shërbimeve mjekësore dhe të urgjencës, duke shpresuar se kontributi ynë do t’iu vijë në ndihmë në betejën e përditshme kundër pandemisë.

Ne nga ana jonë do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër ecurinë e COVID-19 si dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve përkatëse në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke vënë gjithmonë në plan të parë shëndetin dhe sigurinë.

energjia.al  14.04.2020