Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çiklistët marshojnë kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë

Në kuadër të projektit “Çiklo Sigurt Prishtinë”, çiklistë, ambientalistë dhe qytetarë të ndryshëm marrin pjesë në marshin e çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Pikë nisja do të behët nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës deri të Parku i Gërmisë.

Projekti “Çiklo Sigurt Prishtinë” është pjesë e projektit “Empower – Engage – Build Ownership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, menaxhuar nga Zyra e BE në Kosovë European Union Kosovo, mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP) dhe implementuar nga Klubi Alpin Prishtina.

Çiklistët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë, që vjen edhe si rrjedhojë e dominimit të mjeteve motorike në rrugët e kryeqytetit.

Përveç kushteve minimale të infrastruktrës dhe sigurisë së dobët për komunitetin e çiklistëve, çiklistët tani përballen edhe me ajër të pashëndetshëm (në kushtë të tilla të cilësisë së dobët të ajrit nuk rekomandohet të çiklohet).

Marshi ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë drejt përdorimit të transportit të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin – Biçikletës.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  25.02.2020