Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Luka Bar synon projektin e terminalit të LNG-së

Operatori i portit malazez, Luka Bar, po mendon të ndërtojë një terminal të gazit natyror të lëngshëm (LNG) për të trajtuar importet e gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së (LNG) në Evropë, citoi media lokale të mërkurën drejtorin ekzekutiv, Vladan Vuçelić.

“Dokumentacioni i planifikimit hapësinor për Portin Bar parashikon zhvillimin e një terminali LNG, që përfshin një sipërfaqe prej 2 hektarësh”, tha Vuçelič për të përditshmen “Dnevne Novine” në një intervistë të mërkurën, cituar nga portali i lajmeve “SeeNews”.

Steven Winberg, ndihmëssekretari për energjinë fosile në Departamentin e Energjisë së SHBA-së, tha se Porti Bar ka potencialin për t’u bërë një qendër për importet e SHBA-ve.

Winberg vizitoi Luka Bar më 6 shkurt, tha Vučelić. Luka Bar mund të investojë në zbatimin e projektit vetëm, ose përmes ndonjë forme partneriteti, vuri në dukje ai.

Monitor,  25.02.2020