Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie në mënyrë drastike çmimi i gazit natyror në botë

Në tregun e kontratave të ardhshme një lëvizje e pazakontë ka ndodhur përsa i përket çmimit të njërit prej produkteve në bursën e CME-së (Chicago Mercantile Exchange).

Produkti në fjalë i cili gjatë kësaj periudhe shënon ulje të befasueshme të çmimit është gazi natyror, i cili ka marrë vlera me më pak se 2 USD për MBTu (akronim që nënkupton vlerën 1 milionë njësi termike britanike, Million British Thermal Units). Në SHBA, çmimet e paracaktuara të gazit natyror kanë kapur vlera të tregtimit si 1.895 USD/MBTU.

Arsyet e kësaj uljeje drastike sipas ekspertëve kanë ardhur si rezultat i uljes së kërkesës të gazit nga konsumatorët. Në tregun e tanishëm të gazit duket se nuk ka shumë nevojë për këtë produkt.

Temperaturat relativisht të ngrohta të kësaj periudhe kanë qenë faktori kryesor në rënien e çmimit të gazit. Në SHBA dimri ka qenë i butë dhe temperatura të ngrohta vëmë re gjithashtu në Europë e Azi.

Ndërkohë oferta e gazit ka vazhduar normalisht, madje në SHBA gazi natyror ka marrë vlera rekord në prodhim. Ekspertët shqetësohen se mos do ketë rënie të mëtejshme në çmimin e gazit.

Madje sipas administratës së Informacionit për Energjinë Amerikane oferta e gazit natyror të prodhuar në SHBA nuk pritet të bjerë gjer në vjeshtën e 2021.

Nga kjo rënie e gazit janë prekur e disa kompani të prodhimit të gazit.

Aksionet e korporatës EQT (prodhuesja më e madhe e gazit natyror në SHBA) kanë rënë me më shumë se 60% gjatë këtyre 12 muajve.

Po kështu aksionet e mjaft kompanive të tjera si Gulfport Energy, Antero Resources, Range Resources etj, kanë shënuar humbje në bursën e aksioneve.

Gazeta Tema, 23.01.2020