Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bateri dhe makina hibride – Ford investon 42 milionë euro

Për të mbështetur strategjinë e saj të elektrifikimit, Ford do të investojë 42 milion euro në uzinën në Valencia, Spanjë për ndërtimin e një objekti të montimit të baterive dhe për prodhimin e modeleve të reja Hybrid S-Max dhe Galaxy që do të lançohen në fillim të vitit 2021.

Dy linja të reja montimi, të realizuara përmes një investimi prej 24 milionësh, pjesë e 42 milion eurove të parashikuara, do të lejojnë prodhimin e baterive litium-jon që do të ushqejnë versionet Hybrid dhe Plug-in Hybrid të Kuga dhe Hybrid të ri S- Max dhe Galaxy. Objekti i ri i montimit të baterive do të fillojë prodhimin në shtator.

Prodhimi i varianteve të elektrifikuara të S-Max dhe Galaxy të reja, mundësuar nga një motor benzine 2.5 litra Atkinson dhe një makinë elektrike, me gjenerator dhe bateri litium-jon – do të kryhet falë investimit prej 8 milion euro në mjete të reja dhe azhurnime të linjave të prodhimit. 10 milionët e mbetur do të përdoren për të mbështetur prodhimin e SUV-së së re hibride të Kugës.

Në Valencia Ford prodhon gjithashtu sedanin Hybrid Mondeo dhe Wagon. Ford do të prezantojë 14 automjete elektrike në Europë deri në fund të vitit 2020.

Kompania ka investuar 3 miliardë euro në fabrikën e Valencias që nga viti 2011, nga të cilat 750 milion për prodhimin e Kuga, automjeti më i elektrifikuar ndonjëherë i Ford falë një game që përfshin Plug-in Hybrid, Mild Hybrid dhe Hibrid i plotë.
Scan, 22.01.2020