Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump kundër Thunberg! – Përgatitet konferenca e Davos

Presidenti Donald Trump dhe aktivistja suedeze e klimës, Greta Thunberg, do të marrin pjesë tek Forumi Ekonomik Botëror këtë Javë, duke rritur mundësinë për një shfaqje në Davos.  Takimi i 50 në nisje të vitit, që mbledh politikanë dhe elitë të biznesit nga e gjithë bota, do të përqendrohet këtë vit tek kriza klimatike.

Trump do udhëtojë tek resorti piktoresk i skive pasi mungoi tek konferenca e vitit të kaluar, për shkak të problemeve me mbylljen e qeverisë.   Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që do të jetë një nga pjesëtarët më vëmendjen më të madhe në Davos, ka shprehur disa herë skepticizëm ndaj përmasës së ndryshimit klimatik.  Që kur erdhi në pushtet në vitin 2016, Trump tërhoqi Shtetet e bashkuara nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe u përpoq të përmbyste 80 rregullore të mjedisit.

Rikthimi i shumëpritur në Davos shënon herën e parë që ai ndjek të njëjtin event me Thunberg që prej samitit të klimës të Kombeve të Bashkuara,  ku 17-vjeçarja u shfaq në foto duke i ngulur sytë presidentit.   Greta Thunberg u emërua së fundmi “Personi i Vitit për 2019-ën” në revistën Time.   “Qesharake. Greta duhet të punojë me trajtimin e zemërimit dhe të shkojë në kinema me ndonjë shok. Qetësohu Greta!” shkroi Trump në twitter më 12 Dhjetor.

Scan,  20.01.2020