Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krijimi i tregut të përbashkët energjitik me Kosovën dhe efektet e marrëveshjes

Me këtë Marrëveshje te Bllokut Rregullues AK, definohet dimensioni i përbashkët i kapacitetit te rezervave te energjisë elektrike brenda Bllokut AK (Shqipëri-Kosove), ku sipas kalkulimeve të dakordsuara, kursimi do të jetë deri në 4 milion euro në vit.

Beogradin e ka shqetësuar njoftimi për marrëveshjen midis Shqipërisë e Kosovës për themelimin e Bllokut të përbashkët Rregullues të sistemeve energjetike të tyre. Ai nuk ka nguruar ta quajë “Shqipëria e madhe energjetike”.

Procesi i deri këtushëm me efekt domino do të nxisë vendosjen në praktike të Integrimi elektroenergjetik Shqipëri–Kosovë. Ky skenar supozon integrimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo marrëveshje përbën jetësimin e angazhimeve të ndërmarra në kohë të gjatë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Ajo garanton sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me kosto minimale.

Nënshkrimi i marrëveshjes ne sektorin e energjisë elektrike për krijimin e Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë (Blloku AK), ka efekte direkt mbi: Operimin dhe balancimin më të lehtë të dy sistemeve elektroenergjetike, si nga aspekti teknik ashtu edhe ekonomik, rritjen e sigurisë energjetikë për te dy vendet tona por dhe për tere rajonin, madje me efekte ne tërësi ne Evropën Juglindore (EJL) dhe BE-ne, vënien ne pune te linjës se interkoneksionit me Kosovën të ndërtuar tashme prej disa vitesh, hedhjen e bazave për hapjen e bursës shqiptare te energjisë dhe krimin e një tregu te përbashkët te energjisë dhe uljen e kostove te saj, bërjen pjese ne bursën se përbashkët te rajonit, përfshire falë linjës se re te interkonesionit midis Malit te zi dhe Italisë, ndërveprimin dhe integrimin me tregun evropiane te energjisë (pra Ballkani është i lidhur direkt me BE-ne). Ne fakt kjo marrëveshje vjen ne vazhdën e sa ndjekur prej vitesh dhe do te përbej një promotore kryesore ne modelin e zhvillimit të ekonomisë, me efekte brenda bllokut dhe ne tere vendet e rajonit.

Marrëveshja për Bllokun Rregullues Shqipëri-Kosovë

Duke e nisur me një metaforë, ajo i ngjan një ajsbergu, të cilit deri me këtu i kemi zbuluar konturet e dukshme, dhe që aktualisht po shkojmë shume afër për ta njohur me shumë edhe me pjesën e fshehur nën ujë, dhe madje marrjes se rezultateve të para konkrete në vijim të përmbushjes se një prej reformave nga më të gjatat, e filluar gati dy dekada me herët. Kështu, tashmë kemi arritjen e marrëveshjes historike, për formimin e Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosove (LFC Block AK) për energji elektrike, ne selinë qendrore te Operatori i Sistemit të Transmetimit – OST sh.a.

Çdo të thotë kjo?

Çdo Operator i Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike ne Evrope, edhe KOSTT dhe OST është përgjegjës për kontrollimin dhe monitorimin e disponueshmerisë së sistemit dhe balancimin në kohë reale të sistemit, me ç’rast garanton sigurinë e operimit të sistemit elektroenergjitik. Deri më tani, për Shqipërinë, ndryshe nga vendet e rajonit të cilët janë grupuar për lehtësi në dy blloqe, kjo ka ardhur më vete. Ndërsa KOSTT, ka qenë brenda Bllokut Rregullues SMM (Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi), të dominuar nga Operatori Transmetues te Serbisë (EMS).

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që pritet të implementohet në Prill 2020, definitivisht Kosova shkëputet nga ombrella e Zonës Rregulluese serbe (EMS), ne dijeni te ENTSO-E, dhe futet ne Bllokun Rregullues me OST (Shqipërinë). Përfitimet do jene shumëpalëshe siç ju i ceket ne fillim. Por pare ngushte edhe për sa këtu, me ketë Marrëveshje te Bllokut Rregullues AK, definohet dimensioni i përbashkët i kapacitetit te rezervave te energjisë elektrike brenda Bllokut AK (Shqipëri-Kosove), ku sipas kalkulimeve të dakordsuara, kursimi do të jete ~ 4.0 Milione EUR ne vit, ku për: OST (Shq) = 1.4 Milione EUR dhe KOSTT (RKS) = 2.6 Milione EUR. Pra, kjo është një marrëveshje me interes për te dy palët, por mund të konsiderohet marrëveshje historike (veçanërisht për KOSTT-in dhe Kosovën), në sektorin e energjisë elektrike. Kjo pasi normalisht përfitimet e këtij thellimi janë të dukshme por njëkohësisht sa këtu përbën një hap të parë me rëndësi.

Reagimi i Serbisë

Beogradin e ka shqetësuar njoftimi për marrëveshjen midis Shqipërisë e Kosovës për themelimin e Bllokut të përbashkët Rregullues të sistemeve energjetike të tyre. Ai nuk ka nguruar ta quajë “Shqipëria e madhe energjetike”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi se “Shqipëria e madhe energjetike” ekziston vetëm “në ëndrrat shoviniste” të disa politikanëve në Prishtinë, raportojnë mediat e Beogradit. Sipas Gjuriqit, Serbia është pronare dhe ndërtuese e elektrorrjetit në Kosovë, për çka, sipas tij, ka dëshmi të panumërta.

“Në saj të angazhimit të Rrjetit Energjetik të Serbisë (EMS), dhe Elektroekonomisë së Serbisë si dhe të institucioneve përkatëse gjatë viteve të shkuara është penguar dhe ndaluar anëtarësimi i operatorit të Prishtinës i cili ilegalisht shfrytëzon një pjesë të rrjetit tonë në Kosovë në ENTSO-E, ndërsa paralajmërimi për krijimin e Shqipërisë së madhe energjetike zbulon fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës së Prishtinës”, citojnë mediat serbe komunikatën e Zyrës së Marko Gjuriqit.

Ai shton se Blloku është i pazbatueshëm në terren dhe ai duhet të ndalet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare para se të prodhojë pasoja për energjetikën rajonale, madje edhe për stabilitetin politik dhe vulos perspektivën e dialogut. Serbia, duke penguar shfrytëzimin e interkonjeksionit midis Kosovës e Shqipërisë dhe anëtarësimin e Kosovës në ENTSOE pa asnjë kontribut të saj ka arkëtuar miliona euro nga vendi ynë. Në një komunikatë për publikun, KOSTT tha se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO). Marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020.

Përfitimet e integrimit energjetik Shqipëri-Kosovë

Procesi i deri këtushëm me efekt domino do të nxisë vendosjen në praktike të Integrimi elektroenergjetik Shqipëri–Kosovë. Ky skenar supozon integrimin e tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar një zonë të vetme ofertuese me platformën e përbashkët PX dhe algoritmin për zgjidhjen e transaksioneve të tregut. Sa këtu do te kombinohet nga skenarët EE, BRE dhe të promovimit të gazit natyror, për te cilët shpresoj te diskutojmë me tej.

Por duke u fokusuar se pari mbi skenarin e integrimit elektroenergjetik Shqipëri–Kosovë, ai vlerësohet si projekt i interesit të përbashkët, me përfitime të padiskutueshme në drejtime të tilla si: Reduktimi i shpenzimeve të sistemit të energjisë elektrike përmes përdorimit më efikas të kapacitetit ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Kosovës. Shfrytëzimi më i madh i kapaciteteve ekzistuese gjeneruese dhe diversitet të përmirësuar i gjenerimit. Përmirësimi i sistemit të kontrollit të energjisë elektrike dhe sistemit të rezervës duke kombinuar gjenerimin termik (për ngarkesën bazë) në Kosovë dhe kapacitetet hidroenergjetike (për ngarkesën mesatare dhe të pikut) në Shqipëri. Përmirësimi i integrimit rajonal të tregut shqiptar të energjisë dhe që mund të çojë në lidhjen e mëtejshme të tregut në përputhje me angazhimet e (ËB6) BP6. Përmirësimi i konkurrencës të tregut për shkak të rritjes së madhësisë së tregut.

Matricat e analizës strategjike afatgjatë te skenarëve të zhvillimit të energjisë te USAID-in, në mbështetje të Strategjisë Kombëtare të Energjisë së Shqipërisë, raportuar ne Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, ne dhjetor 2016, tregojnë kursime vjetore financiare nga kostot e reduktuara të importit deri në vitin 2030, prej më shumë se 1 miliard euro. Rezultatet gjithashtu tregojnë se nën një treg të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kostot e prodhimit ndoshta do të zvogëlohen në të dy vendet. Efekte të mëtejshme sinergjike mund të priten nga lidhja e tregut në një shkallë edhe më të madhe, pra në nivel rajonal duke përfshirë Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë dhe vendet fqinje anëtare të BE në Evropën Juglindore.

Një hap drejt integrimit

Ne fakt kjo marrëveshje përbën jetësimin e angazhimeve të ndërmarra në kohë të gjatë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Zhvillim që synon shumë më tepër, duke përfshire ndër të tjera një sistem rajonal të integruar dhe të diversifikuar të energjisë bazuar në parimet e tregut, i aftë për të përmbushur kërkesën për energji dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë, duke garantuar sigurinë dhe cilësinë e furnizimit, sigurimin, mbrojtjen e mjedisit dhe veprimet klimatike, dhe rritjen e mirëqenies me kosto sociale minimale.

Sa më sipër është përcaktuar mirë po ashtu në strategjinë tonë të energjisë, aprovuar me VKM nr. 480, datë 31.7.2018, duke bërë të mundur integrimin evropian të Shqipërisë në të gjithë infrastrukturën energjetike evropiane.

Parimet udhëzuese strategjike që ndër të tjera shikojnë si prioritet ndërmarrjen e politikave te nevojshme për t’u integruar më mirë në BE dhe në tregjet rajonale, me një fokus të veçantë në përpjekjet për lidhjen e tregjeve të energjisë elektrike shqiptare dhe kosovare, si një hap i parë drejt integrimit rajonal të tregut.

Scan,  06.01.2020