Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bizneseve në tregun e lirë u shtrenjtohet energjia për nëntorin

Bizneset në tregun e lirë që nuk kanë ende një furnizues dhe e marrin energjinë nga Furnizuesi i Mundësisë së fundit pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrrike do të paguajnë muajin nëntor me një tarifë më të shtrenjtë sesa muajt paraardhës. Enti Rregullator i Energjisë miratoi si tarifë nivelin 14.68 lekë për kilovat/orë energji sipas aplikimit të bërë më herët nga OSHEE. Muaji nëntor është muaji i dytë më i shtrenjtë i këtij viti që nga janari kur një kilovat i kaloi biznesit me 18.73 lekë gati dyfish i çmimit që paguajnë konsumatorët fundorë në tregun e rregulluar.

Detyrimin për të blerë energji në tregun e lirë e kanë sot konsumatorët e lidhur në tension 35 kilovolt ndërkohe që prej vitesh ata të lidhur në tension të lartë 110 kv operojnë në të tillë mënyrë. Janë të paktën 55 biznese që ende furnizohen nga FMF dhe që do të duhet të zgjidhin situatën e tyre për një furnizues privat brenda këtij viti duke qenë se sipas ligjit ata mund të furnizohen nga kompania publike deri më 31 dhjetor 2019. Gjithsesi ende nuk është dhënë një vendim final sesi do të veprohet me këtë kategori biznesi. Në mes të vitit të ardhshëm pritet që pjesë e tregut të lirë të bëhet biznesi i lidhur në tension 20 kv.

 Si ka qenë ecuria e çmimeve në dy vite “liberalizim”

Bizneset e para dolën në tregun e lirë në fillim të vitit 2018 por vetëm një numër shumë i vogël gjeti furnizues privat kurse pjesa tjetër vijoi marrëdhënien me OSHEE. Përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit blihet energji në tregun e lirë dhe ju shitet bizneseve me një çmim që përfshin përveç kostos së blerjes edhe ato operative dhe një marzh fitimi. Këto dy vite kanë treguar se të liberalizuarit janë dukshëm të ekspozuar ndaj çmimeve të kripura sa herë situata hidrike nuk është e favorshme.

Dhjetori i 2018 dhe janari i 2018 ishin muaj me një mungesë të theksuar të prodhimit për shkak të situatës hidrike çka detyroi që edhe konsumi në vend të mbulohej masivisht nga importi. Automatikisht çmimet kërcyen edhe për bizneset. Por teksa në muajt e tjerë të vitit çmimet janë kufizuar mes 12.75 lekë kwh dhe 13.9 kwh tetori dhe nëntori i këtij viti janë muaj me tendencë rritjeje.

Monitor,  27.12.2019