Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, përfundon procesi i ndërtimit të kompresorëve dhe stacioneve matës

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përfunduar procesin e ndërtimit të kompresorëve dhe stacioneve që masin fluksin e gazit në Shqipëri dhe në Greqi. Kjo njoftohet nga konsorciumi që po zhvillon këtë projekt.

“90.7 përqind e projektit TAP  është kompletuar. Thuajse të gjitha tubacionet janë nëntokë në vendet pritëse dhe ndërtimi i terminalit marrës në Itali është mbyllur në 65 për qind të tij” njofton kompania.

Me 25 nëntor, TAP ka nisur testimet duke kaluar sasinë e parë të gazit në një seksion tubacionesh 2 kilometra në Greqi. TAP parashikohet të jetë 100 % funksional në tetorin e vitit të ardhshëm.

Scan,  23.12.2019