Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia dhe Ukraina do rinovojnë kontratën e tranzitit të gazit

Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje në parim mbi një kontratë të re të tranzitit të gazit, sipas zv/Presidentit të Komisionit Europian, Maros Sefcovic.

Ai e dha lajmërimin në një konferencë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjisë në Gjermani, së bashku me ministrin rus të Energjisë, Alexander Noëak dhe homologun ukrainas, Alexej Orschel.

“Pas bisedimeve të gjata, kemi arritur një marrëveshje në parim për të gjitha çështjet, që do të jetë pozitive për Europën, Rusinë, Ukrainën, për tregjet e gazit si dhe për qytetarët”, tha Sefcovic.

Përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina u takuan në Berlin, ndërkohë që marrëveshja aktuale 10-vjeçare skadon më 31 Dhjetor.  Më herët gjatë Javës, presidenti rus Vladimir Putin, tha se çështja tek tranziti përmes Ukrainës ka të bëjë me volumin dhe kohën.

Rusia, si furnitori më i madh i gazit natyror drejt Bashkimit Europian,  ka zënë 40% të importeve europiane të gazit natyror në vitin 2018. Ukraina, si vendi tranzit kryesor i gazit rus, fiton miliarda dollarë për tarifat e tranzitit çdo vit.

Scan,  21.12.2019