Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kromi në shitje, MIE kërkon investitorë për gjashtë zona minerare

Këtë të mërkurë (18 dhjetor) është afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga ana e investitorëve të interesuar për të investuar në sektorin minerar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka nxjerrë gjashtë zona minerare për të kaluar tek private për kërkim dhe shfrytëzim dhe kryesisht bëhet fjalë për zona që njihen për kromin. Konkretisht MIE ka qartësuar se bëhet fjalë për zonat  Nr. 314/1, Nr. 231, Nr. 181, Nr. 659/1, Nr. 516/7, Nr. 693.

Të analizuara secila më vete nga dokumentacioni shoqërues i garës rezulton se zona e parë minerare është Nr. 314/1 e lokalizuar në Dibër dhe konkretisht Objekti Balgjaj Perëndimor, Selishtë. Aktiviteti është kërkim-zbulim ndërkohë që invesitmi minimal që kërkohet është 4.49 milionë lekë. Lloji i mineralit është kromi.

Zona e dytë minerare është Nr. 231 në objektin Martanesh, qarku Dibër, ku minerali që do të shfrytëzohet është kromi ndërsa rezerva në ton llogaritet 1500 ton/m3. Vlera minimale e investimit 8.4 milionë lekë.

Zona e tretë është nr.181me objekt në fshatin Vranisht Qarku i Vlorës dhe minerali është ranor-pllakor për shfrytëzim. Rezerva llogaritet në 1.5 milionë ton/m3 ndërsa vlera minimale e investimit 28 milionë lekë.

Zona e katërt Nr. 659/1është ajo në objektin qafë Kam, Kukës ku aktiviteti do të jetë kërkim zbulim për mineralin e kromit dhe vlera e investimit minimalisht 6.25 milionë lekë.

Zona e pestë është 516/7 në objektin  Skorske, Qarku Elbasan dhe minerali për shfrytëzim do të jetë kromi me një vlerë investimi prej 8.4 milionë lekë për prodhim minimal.

Zona e fundit është ajo 693 me objekt në Bulqizë, qarku Dibër me aktivitet kërkim-zbulim krom dhe vlerë minimale investimi 5 milionë lekë.

Kjo është hera e dytë që MIE fton investitorët në sektorin minerar për zona konkurruese pas ftesës së parë për oferta të programuar në korrik 2019.

Monitor, 18.12.2019