Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazi, si do llogaritet tarifa për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit

Furnizuesi i Mundësisë së Fundit është operatori që furnizon bizneset në tregun e lirë me energji apo gaz në momentin që ata nuk kanë arritur të gjejnë funizues tjetër. E ndërsa në sektorin e energjisë kjo është konkretizuar, duket se të njëjtat hapa po hidhen edhe për sektorin e gazit edhe pse ky i fundit ende nuk ka asnje zhvillim pervec kuadrit ligjor gati. Enti Rregullator i Energjisë aktualisht është në fazë konsultimi për metodologjinë që do të përdoret për të llogaritur tarifën e shitjes së gazit natyror nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit.

“Qëllimi i kësaj metodologjie, është përcaktimi i tarifës të shitjes të gazit natyror të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit bazuar në parime të qarta të llogaritjes së kostove që lidhen me këtë shërbim si dhe detajimi i të dhënave të nevojshme për përcaktimin e çmimeve të drejta dhe transparente” thuhet në dokumentin e ERE.

Sipas ERE në përcaktimin e tarifës të furnizuesit të mundësisë së fundit do të përfshihen kostot në lidhje me blerjen e gazit natyror, kostot e përdorimit të rrjetit të transmetimit/shpërndarjes, kostot e shërbimit të furnizimit të mundësisë së fundit si dhe marzhi i fitimit i cili vendoset nga Rregullatori dhe nuk duhet të jetë më i madh se 3% i totalit të kostove të blerjes së gazit natyror për qëllime të furnizimit si FMF.

Ky i fundit do të aplikojë në ERE për të marrë miratimin e çmimit ashtu sikurse ndodh me të njëjtin furnizues të energjisë. Lidhur me tarifat ERE përcakton se tarifat e furnizimit të gazit natyror nga furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të jenë më të larta se çmimi i furnizimit të klientëve të ngjashëm që furnizohen në treg.

“Gazi natyror i kontraktuar nga furnizuesi i mundësisë së fundit duhet të sigurohet mbi bazën e një procedure konkurruese dhe me çmimin e ofertës më të ulët në treg. Në rastin kur ekziston vetëm një ofertë, si furnizues i mundësisë së fundit, në këto kushte ERE do e bazojë vendosjen e çmimit sipas metodës krahasimore, referuar furnizuesve të ngjashëm në vendet fqinje. Furnizuesi i Mundësisë së Fundit do të faturojë gazin natyror në Pik, për konsumin në bazë të konsumit për orët e pikut, sipas fashës orare të përcaktuar”thuhet në dokument.

Monitor,  16.12.2019