Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Operimi i hapësirave të depozitimit të gazit, Albgaz kërkon liçencë

Kompania publike Albgaz ka kërkuar licencimin e saj për një periudhë 30 vjeçare lidhur me operimin e hapësirave të gazit për depozitimin e e gazit natyror. Enti Rrgullator i Energjisë nisi procedurën javën  e shkuar duke bërë një analizë të kushteve që ka plotësuar deri më tani Albgaz dhe dokumentacionit tjetër shtesë që i duhet për këtë rast. Albgaz u krijua si një shoqëri më vete pas shkëputjes së aseteve nga Albeptrol dhe u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në fillim të vitit 2017 me një kapital fillestar 359 milionë lekë.

Aktualisht Albgaz është certifikuar si operator i kombinuar i gazit natyror, po kështu mban edhe licencën e transmetimit të gazit natyror. Kompania sipas vendimit të ERE ka pa plotësuar disa pika ku së pari lidhur me garancinë e përshtatshme Financiare me përjashtim të furnizimit dhe tregtimit (neni dhe Garancinë e Performancës që sigurojnë aftësinë e Aplikantit për të përmbushur të gjithë detyrimet e tij nën Licencën e kërkuar, duke përfshirë por pa u kufizuar; largimin përfundimtar të plotë ose të pjesshëm të pajisjeve dhe/ose infrastrukturës dhe rehabilitimin e mjedisit, si dhe mbështetjen menaxheriale, operacionale dhe financiare prej pronarëve të Aplikantit.

Po kështu pa plotësuar mbetet edhe një pikë tjetër lidhur me garancinë e mbulimit të përgjegjësisë. “Me përjashtim të rastit të furnizimit (neni 4.1.c) dhe rastit të tregtimit (neni 4.1.ç) njëcertifikatë sigurimi nga shoqëri sigurimi (që operojnë në përputhje me legjislacionin nëfuqi në Shqipëri) që evidenton mbulimin e përgjegjësisë për dëmtimet për plagosje, sëmundje ose raste të vdekjes së Personave ose për humbjen ose shkatërrimin e pronës të shkaktuara ose që kanë rezultuar prej aktiviteteve të Aplikantit në kuadër të Licencës së kërkuar në një nivel përgjegjësie jo më të vogël se 10 milion USD. Kjo politikë ose këto politika sigurie do të jenë dhe qëndrojnë në fuqi dhe me efekt të plotë për të gjithë kohëzgjatjen e Licencës së kërkuar. Për më tepër i Licencuari do të mbetet përgjegjës për çdo dëmtim që do të mund të ndodhë prej, ose të lidhet me, ose të rezultojë prej aktiviteteve të kryera gjatë kohëzgjatjes së Licencës. Pa plotësuar” thuhet në vendimin e ERE.

Monitor,  10.12.2019