Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fabrika e re e Tesla pritet të kushtojë 4.4 miliardë USD

abrika e re elektrike pranë Berlinit e gjigantit amerikan Tesla, pritet të kushtojë rreth 4 miliardë euro, sipas mediave gjermane. E ashtuquajtura “Gigafabrika” e re, pritet të ndërtohet në  Grünheide, jashtë kryeqytetit gjerman dhe do të jetë e para fabrikë e Tesla në Europë.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA,  të paktën 3,000 persona do të punësohen në fabrikë, dhe ky numër mund të rritet në 8,000 me kalimin e kohës.  Ndërtimi i projektit gjigant pritet të nisë në tremujorin e parë 2020 dhe sipas planit, do të jetë funksional në fund të 2021-shit.  Megjithatë, në mënyrë që ndërtimi të fillojë sa më shpejtë,  kompania duhet të dorëzojë dokumentat për të siguruar lejet.

Pavarësisht se Tesla planifikon të shpenzojë miliarda tek fabrika e re,  kompania amerikane mund të presë rreth 300 miliardë euro subvencione nga Bashkimi Europian.  Shefi i Tesla, Elon Musk, lajmëroi planet për të ndërtuar fabrikën e katërt gjigante të kompanisë në Berlin në javën e kaluar.

Scan,  19.11.2019