Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Franca dhe Kina rikonfirmojnë marrëveshjen e Parisit

Franca dhe Kina kanë ripohuar mbështetjen e tyre të ndërsjellë për marrëveshjen “e pakthyeshme” të klimës në Paris, vetëm disa ditë pasi SHBA-të bënë hapin e parë zyrtar për t’u tërhequr nga ajo.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi të Mërkurën, Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Presidenti Kinez Xi Jinping ruajtën gjithashtu “angazhimin e tyre të fortë për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar për ndryshimin e klimës”.

Macron nuk përmendi në mënyrë specifike Shtetet e Bashkuara në fjalimin e tij, por tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i “disa vendeve të tjera” për t’u tërhequr. SHBA është aktualisht i vetmi vend që po tërhiqet nga kjo marrëveshje.

Ndërkohë, sipas një zyrtari kinez gjatë një konference lajmesh u bë e ditur se vizita tre-ditore e presidentit Macron në Kinë çoi edhe në nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale që kapin shifrën prej 15 miliardë dollarësh.

Natyra e këtyre marrëveshjeve të nënshkruara ishin nga fusha e industrisë së aeronautikës, energjisë dhe bujqësisë, ndërkohë që Kina gjithashtu aprovoi importet e shpendëve, viçit dhe derrit nga 20 kompani franceze.

Presidenti kinez, Xi, tha se shpresonte që këto takime të rrisin shumë anshmërinë dhe tregtinë e lirë duke dërguar “një sinjal të fortë botës për mbrojtjen e palëkundur” të marrëveshjeve dhe për të punuar së bashku “për të ndërtuar ekonomi të hapura”.

Presidenti francez është shprehur dhe më parë që shpreson se kjo vizitë të nxis “një partneritet të qëndrueshëm” midis BE-së dhe Kinës “për pyetjet e mëdha të botës në një botë që është gjithnjë e më e destabilizuar”. (Euronews)

Scan,  06.11.2019