Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja e ajrit, kërcënim ndaj një bote më të mirë

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) organizojn aktivitetin ‘SDG BRUNCH 5: Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030’.

17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm synojnë t’i japin fund varfërisë ekstreme dhe të krijojnë një botë të shëndetshme dhe të qëndrueshme deri në vitin 2030.

Në qendër të tyre qëndron shëndeti, mirëqenia e njerëzve dhe planeti ynë, që do të thotë ndotja e ajrit – vdekjet, aftësitë e kufizuara që shkakton dhe lidhja e ngushtë me ndryshimet klimatike – është kërcënim i madh ndaj vizionit për një botë më të mirë.

Sidoqoftë, këto objektiva mund të ndihmojnë në luftën tonë kundër ndotjes së ajrit.

Për të kuptuar zhvillimet e fundit në ndotjen e ajrit në Kosovë dhe për të diskutuar mundësitë për të materializuar OZHQ-të (SDG) për të siguruar një mjedis më të shëndetshëm dhe ajër më të pastër për të gjithë në Kosovë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  4.11.2019