Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ari, aseti i sigurtë i emergjencës nuk është më i sigurtë

Ndryshe i quajmë si të ardhurat ‘strehë’, por emri, i cili i përcjell investitorit mesatar një ndjenjë paqeje dhe qetësie, mund të mashtrojë. Sipas rezultateve dhe shifrave të fundit sot mund të ‘digjeni’ edhe me Bund, Thesare, jen, franga zvicerane, dollar dhe ar, ose me asete financiare që llogariten historikisht në kategorinë e porteve të sigurta. Ashtu siç ndodhi në dy muajt e fundit kur pikërisht këta instrumente u nënçmuan me mesatarisht 3-4%, duke demonstruar një paqëndrueshmëri të lartë.

Është e vërtetë që kur gjërat shkojnë keq dhe pasiguria dominon midis operatorëve financiar, këto lloj aktivesh ‘strehimi’ kanë tendencë të rriten, të forcuar gjithashtu nga kërkesa në rritje e investitorëve. Çështja, shpesh e nënvlerësuar, është se në kohën kur gjërat shkojnë mirë, këto asete të sigurta të përcaktuara zbulojnë një brishtësi të fortë themelore: në vend që të jenë stabël ato humbasin terren. Duke u kthyer në një burim humbjeje, pasi humbin kështu vlerën e investimeve që mbrojnë kapitalin. Një shembull i mrekullueshëm vjen nga historia e dy muajve të fundit.

Në fund të gushtit, tregjet u përballën me një seri skenarësh të pafavorshëm (përshkallëzimi i luftës midis Kinës dhe SHBA, hipoteza e vështirë Brexit, ngadalësimi ekonomik global i theksuar nga një recesion gjithnjë e më i ngushtë në SHBA). Nuk është për t’u habitur, midis 27 dhe 28 Gusht, aktivet e lartpërmendura të strehimit të sigurt goditën majat. Rendimenti i Bundit 10-vjeçar ka arritur në -0.71%, çka përfaqëson nivelin më të ulët i të gjitha kohërave.

Në të njëjtën kohë, rendimenti në Thesaret 10-vjeçare në SHBA (Treasury) ra për herë të parë nën 1.5%. Ndërsa dollari u forcua mbi të gjitha monedhat kryesore të vërtetuara nga indeksi i dollarit, një parametër i ponderuar që përmbledh trendin me një shportë të përbërë nga monedhat e tjera më të mëdha në botë, e cila është rikthyer në kuotën 100. Blerje të forta ka pasur edhe mbi jenin, paratë e njohura tashmë si të sigurta dhe të konsideruara një lloj ATM globale nga investitorët për kryerjen e operacioneve tregtare.

Më pas vjen edhe ari, i konsideruar si streha e sigurt e zgjidhjes së fundit, i cili preku nivele të reja larta periudhe në zonën 1,550 dollarë (përpos forcës së njëkohshme të dollarit).

Kushdo që tetë javë më parë kishte për qëllim mbledhjen e këtyre formash pasurish, sot do ta gjente portofolin e tij shumë larg nga të qenurit të strehuar. Bundi, rendimenti i të cilit ndërkohë është dyfishuar, duke e ri pozicionuar veten në -0.35%, arriti të humbasë deri në 4%. E njëjta vlen edhe për Treasury, norma e të cilit është kthyer në 1.71% dhe çmimi i të cilit (i cili lëviz në drejtim të kundërt me normat) ka humbur 3.5%. Një lëvizje e ngjashme për arin që ra në 1500 dollarë në fund të tetorit, duke demonstruar paqëndrueshmëri afatshkurtër edhe më të lartë se ajo e shkëmbimeve të aksioneve.

Jeni gjithashtu humbi terren, gati 3% ndaj një dollari, i cili nga ana e tij humbi (indeksi i dollarit) 2% mbi monedhat kryesore. Franga Zvicerane gjithashtu u dobësua ndaj euros dhe dollarit. Por ka nga ata që për një kohë të gjatë nuk e konsiderojnë më shumë monedhën zvicerane një strehë të sigurt, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë. Mjafton të themi që midis 2015 dhe 2017 ajo arriti të humbasë 20% mbi euron dhe më pas të rimarrë 10 pikë.

Scan,  04.11.2019