Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miniera më e thellë e arit në botë u mbyll për shkak të COVID-19

Kompania globale e minierave të arit AngloGold bën me dije se ka ndaluar përkohësisht punimet. Përhapja e koronavirusit në Afrikën e Jugut ka ndikuar në mbylljen e Mponeng, minierë e arit.

Ky vendim është marrë për shkak se 164 punëtorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Mësohet se perosonat të cilaët kanë rezultuar pozitiv do të karantinohet duke respektuar protokollet për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Si hap paraprak është vendosur që operacionet në minierën Mponeng të ndalohen përkohësisht, për të zbuluar në këtë mënyrë kontaktet e e përhapjes së virusit”, bën me dije ndërmarrja e arit AngloGold.

Ndërkohë Mponeng ndodhet në rrethin e minierave West Wits, në jug-perëndim të Johannesburg.

“Afrika e Jugut është vendi më i goditur në Afrikë me 22.583 raste me 429 vdekje, dhe 11,100 raste të shëruara”, njofton Qendra e Afrikës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

AbcNews,  26.05.2020