Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eenrgjia nga Dielli, mundësi e mirë për bizneset

Hyrja në fuqi udhëzimit i hapi rrugën zhvillimit të një tregu pak të eksploruar në vendin tonë, ndërkohë që aktorët e tregut thonë se tashmë kanë nisur të ndjehen edhe efekte te para pozitive, që janë reflektuar me një rritje të kërkesës, kryesisht nga ana e bizneseve.

Në një intervistë për Scan Magazine, inxhinieri, Bruno Papaj thotë se udhëzimi i nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zgjidhi problematikën e krijuar në këtë drejtim, ndërkohë që shpjegon në detaje sesi funksion kjo lloj teknologjie si dhe vlerën e investimit apo kohën e kthimit të tij për bizneset dhe familjarët.

Papaj, çfarë nënkupton nxjerrja e udhëzimit të Ministrisë së Energjisë për tregun energjetik shqiptar?

Ky udhëzim ishte barriera e fundit që kishte mbetur për impelmentimin e sistemeve fotovoltaike në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe e bizneseve ishin në pritje të miratimit të tij për të patur mundësi futjen e energjisë në rrjet. Me daljen e këtij udhëzimi atyre iu krijohet mundësia, që energjinë që prodhojnë, jo vetëm ta konsumojnë, por edhe ta futin në rrjet në mënyrë që ta përdorin gjatë natës ose pas një dite tjetër, kur prodhimi i paneleve mund të mos jetë aq i lartë.

Ka një pikë të këtij udhëzimi, që duket se ka mbetur e pafinalizuar, që ka të bëjë me përcaktimin e çmimit të tepricës së energjisë së prodhuar. A e pengon kjo instalimin e paneleve?

Për të shpjeguar më mirë anën ligjore, doja të thoja që në fund të çdo muaji do të bëhet bilanci sesa energji është futur në rrjet dhe sa energjië është marrë nga rrjeti. Në rastet kur energjia e futur në rrjet është më e lartë se energjia e marrë nga rrjeti, kryesisht gjatë verës kur impiantet prodhojnë një sasi të lartë energjie, atëhere do të vendoset një çmim për këtë energji të tepërt.

Por, kjo nuk do të thotë që klienti do të marrë nga OSHEE një pagesë në formë monetare, por do të thotë që kjo pagesë do të llogaritet për muajt e ardhshëm. Pra, në muajt e ardhshëm, kur ai të marrë më tepër energji nga rrjeti, kjo vlerë do t’i zbritet nga pjesa që ai ka kursyer gjatë muajve të verës. 

A mund të flasim më konkretisht për përfitimin që ka një biznes apo një konsumator familjar nga instalimi i paneleve fotovoltaike?

Ka 2 arsye kryesore përse një biznes apo individ mund të instalojë panele fotovoltake. Arsyeja e parë është për të ulur konsumin e energjisë elektrike e për pasojë kursimin nga faturat që vijnë si pasojë e konsumit të lartë. Ndërsa arsyeja e dytë është për disa zona specifike ku ka probleme me rrjetin apo ku rrjeti mungon totalisht, duke mundësuar vetëprodhimin e energjisë elektrike.

Në rastin e parë, për bizneset përfitimet janë më të larta, pasi çmimi me të cilin e paguajnë energjinë është 14 lekë/kwh, pa TVSH, ndërsa për familjarët është 9.5 lekë/kwh. Gjithashtu, shpenzimet që bizneset kanë për energjinë janë më të larta. Disa nga bizneset që kanë përfitimet më të larta janë ato në fushën e bujqësisë, blegtorsië dhe agroturizmit, pasi këto biznese përfitojnë nga fondet e IPARD, që financon 50% të investimit të kryer.

Sa varion vlera e investimit për të mbuluar të gjithë nevojën për energji gjatë një muaji?

Normalisht që investimi në panele diellore varet nga konsumi që ka një kompani. Kjo varion nga një investim 5 000-6 000 euro e deri te biznese që kanë një konsum shumë të lartë e që mund të shkojë 200 000-300 000 euro.

Por, pavarësisht impantit apo çmimit, kthimi i investimit për biznese është llogaritur 4-5 vjet, ndërsa për klientët familjarë përllogaritet 6-8 vjet. Normalisht që sa më i madh të jetë impianti ulen kostot për këh e për pasojë aq më i shpejtë është edhe kthimi i investimit.

Udhëzimi që ne përmendëm në fillim të intervistës parashikon instalimin e sistemeve fotovoltaike dei në 500 kwp. Çfarë lloj biznesi ka këtë lloj konsumi, për të kuptuar sesa mund të shkojë nevoja e një biznesi?

Sigurisht, që pjesa më e madhe e bizneseve kanë një konsum shumë herë më të ulët se 500 kwp dhe ndaj është vendsour ky limit që përfshin 99% të bizneseve në Shqipëri. Ka shumë pak kompani që kanë nevojë për një sistem më të madh se 500 kwp, ndaj për mendimin tim do të thoja që është i përshtatshëm për situatën e momentit në vendin tonë. 

Për të instaluar panelet nevojitet edhe një hapësirë e caktuar, që sipas udhëzimit të ministrisë duhet të jetë në çatinë e bizneseve. Sa është hapësira që kërkohet sepse jo të gjithë mund ta kenë këtë sipërfaqe?

Sigurisht. Për të instaluar panele fotovoltaikë nevojitet 6-10 m2 për çdo këp të instaluar. Për kompanitë që kanë një konum të lartë energjie e që nevojitet një sistem 200 këp, do të thotë që do të duhet rrreth 1200 m2. Flasim gjithmonë për biznese të mëdhenj, që kanë magazina me sipërfaqe të madha ku mund të instalohen.

Sipërfaqja më e përshtatshme për të intaluar sistemet fotvoltaikë janë panelet sanduiç, që janë struktura metalike, pasi procesi i montimit kryhet shumë shpejt dhe puna zgjat më pak se në tarracat e sheshta. Në tarracat e sheshta puna zgjat më shumë sepse nevojiten kundra pesha për të mbrotjur panelet që të mos lëvizin nga era. 

Sa është kohëzgjtaja e një paneli fotovoltaik, pra pas sa vitesh duhet të ripërsëritet investimi?

Garancia që panelet kanë nga prodhuesit është 25-vjeçare, por kjo nuk do të thotë që kohëzgjatja e tyre është 25 vjet. Panelet mund të jetojnë shumë të tepër se kaq.

Për momentin ka panele të instaluar në vitet ‘80 apo ‘90 që janë ende funksionalë e nuk kanë problem. Normalisht që rendimenti i paneleve bie me kalimin e kohës, por është llogaritur që në vitet e garancisë, rendimenti të mos bjerë më shumë se 15%, që është një shumë deri diku e papërfillshme.

 A ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme?

Panelet kanë nevojë për mirëmbajtje minimale. Këshillohet që një herë në vit të bëhet një pastrim dhe një kontroll teknik i sistemit, që parashikon thjesht kontrollin e kabllove apo kontrollin e inverterit. Kostoja e mirëmbajtjes është rreth 2 euro për panel, pra një kosto minimale. 

A ka kapacitete tregu shqiptar për të plotësuar kërkesën në rritje të bizneseve dhe konsumatorëve familjarë për këto sisteme?

Për momentin ka kompani për të mbuluar kërkesën e tregut dhe sigurisht që këto komapni mund të përballojnë edhe një kërkesë shumë herë më të madhë se kaq sepse deri më tani penegsa kryesore ka qenë udhëzimi që tashmë është miratuar.

A ka patur zhvillime pas nxjerrjes së udhëzimit nga ana e Ministrisë së Infrastrukturs dhe Energjisë; a ka patur rritje të kërkesës?

Po, ka patur shumë interes. Për momentin konsumatorët duan të shikojnë sesi do të zbatohet ky udhëzim, pasi ana ligjore tashmë është e qartë, por pjesa më e madhe presin që të shikojnë klientë të tjerë sesi do të shkojë realisht zbatimi i këtij ligji.

Scan,  28.10.2019