Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Green Art Center ndihmon riciklimin në Kosovë

Green Art Center (GAC) në vazhdimësi implementon aktivitete në kuadër të projekteve me donatorë të huaj me focus përmirësimin e kushteve mjedisore dhe që stimulojnë zhvillimin e ekonomisë qarkore në vend.

Në vitet e fundit në partneritet me Giz-German ‘Projekti për Shërbime të Qëndrueshme Komunale” kanë nisur implementimin projektet që synojnë ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në funksion të zhvillimit të ekonomise qarkore në nivel vendi, dhe ku në pilotimet e para janë bërë planifikimet e këtij procesi dhe analizuar lagjet pilot në qytetet si :Prishtinë,Vushtri, Drenas, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Gjakovë, Prizren.

Përpos Komunës së Prishtinës që do të nisë pilotimin  për riciklim në një fazë të radhës, qytetet e tjera kanë nisur zbatimin e projekteve për ndarjen në burim për mbeturina të riciklueshme.

Kësisoj,ky process përballet me sfida të shumta ku përpos vetëdijes qytetare, krijimit të parakushteve për ofrimin e infrastruktures për ndarje ne burim, duhet të analizohet tregu I grumbulluesve të mbeturinave të riciklueshme, mundësia e tyre në përfshirje në sistem, dhe ku paraprakisht të krijohen mundësi për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave të riciklueshme me qëllim që sistemi të jetë i qëndrueshëm.

Meqenëse janë fazat e pilotimit për këtë proces të rëndësishëm mjedisor në Kosovë, në komunat e lartëpërmendura, janë duke u zhvilluar modele të ndryshme për sa i përket funksionalizimit të sistemit të riciklimit duke u analizuar cdo detaj I këtij procesi I cili kërkon kohën e saj dhe investimet përkatëse në këtë sector.

Në këto rrethana, Komuna e Vushtrisë është një nga komunat e cila momentalisht është duke ndarë më së shumti sasi të mbeturinës së riciklueshme dhe kjo falë edhe projektit shtesë që e ka ndihmuar Coca Cola HBC në kuadër të kampanjës “Ruje mos e Gjuj” duke mundësuar shtimin e sasisë së shportave për ndarje të mbeturinave në burim për 500 amvisëri shtesë.

Deri më tani kjo komunë e ka shtrirë skemën e riciklimit në tre zona në zonën qendër në rreth 1000 amvisëri, nëpër bisnese dhe institucione duke bërë të mundur shtimin e sasisë së mbeturinës së riciklueshme e cila kontribuon në gjenerimin e të hyrave për funksionalizimin e qendrës sociale të paketimit që gjendet në këtë komunë.

Sipas raportimeve,sasia e mbeturinave të ndara është në rritje ku prej 2 ton në muaj, tashmë prej zonës së pilot projektit grumbullohet në ditë të vecanta mbi 8 ton mbeturinë e riciklueshme.

Deri më tani me ndihmën edhe të Komunës së Vushtrisë në këtë qendër po munden të punësohen 3 persona që merren me grumbullim,sortim dhe paketim të mbeturinave të riciklueshme që shiten për tregun e industrisë së prodhimit.

Zyrtarë të GAC në Vushtri,me përkrahjen e GIZ, janë duke facilituar gjithë këtë proces duke hartuar kësisoj edhe planin e operimit për grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme, me qëllim që të krijohet një sistem I mirëorganizuar në këtë drejtim.

Urojmë që ky model I mirëfilltë I organizimit të skemës për riciklim të shtrihet në nivel vendi duke u përkrahur edhe prej nivelit qëndror, duke reduktuar në këtë mënyrë sasinë e mbëturinave që deponohen dhe të gjenerohen vende pune në sektorin e ekonomisë së gjelbër.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  25.10.2019