Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Borxhi i kompanive publike, 300 milionë euro shtetit

Borxhi që kompanitë publike të energjisë dhe ujit kanë ndaj shtetit ka arritur në 300 milionë euro. Këto janë detyrime në formën e garancive, nën huave dhe taksave të papaguara. Por pse ndërmarrjet shtetërore akumulojnë borxh?

Edhe pse qytetarët paguajnë më shumë për energjinë dhe ujin, borxhi i kompanive publike që administrojnë këto shërbime vazhdon të rritet. Sipas Selami Xhepës, president i UET-së, problemi qëndron tek shpenzimet.

Kur kompanitë publike krijojnë humbje, fatura për qytetarët është e dyfishtë. Ky është një qerthull negativ që vazhdon prej vitesh.
Kur kompanitë private humbasin para falimentojnë dhe faturën e paguajnë pronarët. por në rastin e kompanive publike.

Qeveritë e Shqipërisë i kanë falur qindra milionë euro borxhe kompanive publike. Tradita vazhdon. Ndërmarrjet shtetërore humbasin para, qytetarët paguajnë faturën.

Top Channel,  17.10.2019