Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk ka kuadër ligjor, por nis prodhimi i paneleve diellore

Shqipëria ka nisur tashmë të prodhojë panele diellore edhe pse ende nuk është plotësuar kuadri ligjor për energjinë diellore. Kjo u bë e ditur nga ministri i shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në një vizitë që realizoi në një kompani shqiptare që prodhon panele fotovoltaike.

Ndërkohë që po punojmë me këmbëngulje për plotësimin e kuadrit ligjor për energjinë diellore, në vendin tonë ka filluar prodhimi i paneleve fotovoltaike.

Vizitova një kompani shqiptare që realizonte produkte të certifikuara  të destinuara fillimisht për eksport në tregun evropian. U gëzova teksa dëgjova për perspektivën e këtij sektori në vendin tonë nga specialistët e huaj që punonin dhe ishin partnerë të kësaj kompanie.

Një zhvillim i ri dhe shumë i mirëpritur” shkruan Shalsi në një postim në rrjetet sociale.

Scan,  16.10.2019