Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Banka botërore vlerëson Kosovën për investimet në energji

Kosova vazhdon të renditet  lart sa i përket matjes së biznes-bërjes (Doing Business) nga Banka Botërerore edhe për vitin 2019. Para Kosovës në rajon vazhdon të jetë vetëm Maqedonia Veriore.

Banka Botërore thekson se në mbajtjen e kësaj pozite ndikim më të madh për këtë vit ka pasur pos lehtësimit të marrjes së lejeve ndërtimore edhe përmirësimi i energjisë elektrike..

“Kosova ka rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike duke investuar fuqishëm në rrjetin elektrik, sikurse duke implementuar sistemin automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në raportin Doing Business për vitin 2019.

KEDS po investon vazhdimisht për të përmirësuar rrjetin e trashëguar mjaft të vjetër. Qindra lokalitete kanë rrjet krejtësisht të rinovuar, ndërsa investimet vazhdojnë anekënd vendit, të fokusuara në zonat ku gjendja ishte më e rënduar.

Paralelisht, kompania ka punuar edhe në digjitalizimin e rrjetit.

Në avancimin e sistemeve më të fundit teknologjike, KEDS ka lansuar dy programe inovative të monitorimit të rrjetit, evidentimit të problemeve dhe raportimit në kohë reale, të apostrofuara nga Banka Botërore. Këto janë programi KOSOVANET për evidentimin e prishjeve, dhe Sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione.

Monitor,  05.10.2019