Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia merr inisiativën të ndalojë HEC-et në zonat e mbrojtura

Serbia është zotuar se do të ndalojë ndërtimin e HEC-eve në parqet e saj kombëtare dhe në zonat e tjera të mbrojtura të vendit, pas protestave të shumta të aktivistëve mjedisorë dhe të fermerëve.

Shteti ballkanik ofroi disa mundësi bizneseve me synimin e vetëm për të arritur nivelin ekonomik të vendeve të zhvilluara, gjë e cila çoi në një shtim të shumë të shpejtë të ndërtimit të HEC-eve të vogla.

Një grup studiuesish paralajmëruan javën e kaluar se lumenjtë përgjatë Ballkanit Perëndimor po thahen, sepse rryma e tyre është e devijuar, duke i lënë në këtë mënyrë njerëzit pa ujë, gjë e cila ka sjellë plot zemërim ndërmjet banorëve.

Serbia po planifikon të reformojë tërësisht sistemin e saj të energjisë së rinovueshme duke shfuqizuar incentivat fikse ekzistuese në favor të lejeve të ndërtimit me tender, tha Ministri i Energjisë dhe Minierave, Aleksandar Antic.

“Ne mbetemi të interesuar në ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha dhe të vogla, por brenda limiteve”, u shpreh ai për reporterët në Beograd. Zyrtari i qeverisë gjithashtu shtoi se ai mbështet plotësisht një iniciativë të ndërmarrë nga presidenti Vucic për të ndaluar në mënyrë kategorike ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e mbrojtura.

Scan,  03.10.2019