Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike, Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Balkan Forum, dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë diskutim me temën “Roli i rinisë në zbutjen e ndryshimeve klimatike.”

Pjesë e dikutimit do të jenë të rinjë të cilët falë angazhimieve personale dhe profesionale kontribuojnë në promovimin veprimeve për zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike.

Diskutimi do të shtjellojë rëndësinë e fuqizimit të rinisë për të ndërruar shprehitë e tyre ditore në raport me mbrojtjen e natyrës, promovimin e transportit të qëndrueshëm dhe mobilitetit, ngritjen e debateve të ndryshme në shoqëri mbi ndryshimet klimatike, bashkërendimin e prioriteteve me akterët relevant etj.

Znj. Nataliya Apostolova, Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian/Shefe e Zyrës së BE-së (EUSR/HoO) do të jetë pjesë e ngjarjes ku ndër të tjera, do të thekson mbështetjen e BE-së në përfshirjen e rinisë në rrugën drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  27.09.2019