Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK kthen në punë edhe një njësi tjetër të TEC “Kosova A”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar opinionin e gjerë publikë se remontet kapitale që kanë filluar qysh në Mars të këtij viti në blloqet e TC-A dhe TC-B janë në përfundim e sipër.

E gjithë kjo punë kolosale sipas KEK është bërë që gjatë sezonit Dimëror t’i  kemi të gjitha blloqet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike.

Në këtë vazhdë, na lejoni të ju njoftojmë se fillimi i procedurave për kthimin në punë të një njësie në TCA është planifikuar të bëhet sot me datën 06.09.2019, gjatë ndërrimit të dytë.

Gjatë kësaj kohe, KEK-u nuk ka alternativë tjetër përveç  startimit të njësisë me naftë (deri sa të arrihet temperatura e nevojshme në kazan), dhe si rrjedhim, për disa orë shkarkimi i pluhurit nga kjo njësi do të jetë më i theksuar.

Me këtë rast, KEK-u me kohë ka njoftuar të gjitha institucionet relevante (Komunën, MMPH-në, Policinë e Kosovës) duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe të gjithë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të stabilitetit energjetik edhe gjatë sezonit dimëror.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.09.2019