Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, Petrol Company vazhdon fushatën bamirëse

Petrol Company në kuader të kampanjës së saj humanitare “Nga një cent për cdo litër, gëzojmë 8-të familje”, ndërtoi tri shtëpi për familjet në nevojë si dhe shtëpia e katërt është në proces sipas saj.

Me këtë kampanjë Petrol Company ka startuar muaj me parë ku dhe ka premtuar ti ndërtoj 8 shtëpi për 8 familje skamnore, duke ndarë nga 1 cent për çdo liter prej fitimit te sajë. Besohet që kampanja ka qenë shumë e qëllume për klientët e saj dhe me gjerë ku dhe është mirepritur shumë pasi që kjo ka bërë edhe të mundur ndërtimin e shtëpive më shpejtë se që ështe menduar si dhe ka ndikuar në rritjen e klienteles së saj.

Petrol Company këtë vit është thirrur si kompania më humane në vend pasi që siç dihet ka pasur shumë aktivitete humanitare gjatë gjithë vitit.

Aktivitetet e saje kryesisht jane adresuar te familjet dhe familjet në nevojë :

1- Shpëndarja e pakove ushqimore për festën e Fitër Bajramit për 85 familje në nevojë në komunen e Fushë Kosovë.
2- Dhurata me 1 Qershor për fëmijet në spitalin e Pediatrisë (në repartin e leokemisë), për 40 fëmijë të hospitalizuar.
3- Ushqim (iftarë) për 80 banoret e shtëpisë së pleqëve në Prishtinë.
4- Pako ushqimore për festen e Kurban Bajramit për 70 familje në nevojë në Komunen e Pejës.
5- Shpërndarja e 100 Çantave për fëmijet e Sos Fshatrave.

Petrol Company do të vazhdojè të ndertojë edhe 5 shtëpi tjera ashtu siç edhe ka premtuar me kampanjen e saj.

Ne urojmë që edhe kompani tjera të marrin shembullin e Petrol Company dhe të gëzojnë shumë familje kosovare të cilat kanë nevojë për kulm mbi kokë apo të ju dalin ndihmë edhe në forma tjera.

Telegrafi,  05.09.2019