Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Miratohet rregullorja, si do e zhvillojë KESH aktivitetin tregtar

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të zhvillojë aktivitetin e vet tregtar të lidhur me prodhimin, tregtimin e energjisë në bazë të një rregulloreje të re. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e aksionarit të  vetëm të kompanisë publike të gjenerimit ka miratuar edhe rregulloren për mënyrën sesi do të ushtrojë aktivitetin KESH. Së pari në rregulloren e re përcaktohet qëllimi i saj duke pasur në bazë katër pika  ku së pari ti mundësojë shoqërisë zhvillimin e procedurave dhe pjesëmarrjen në procedurat që zhvillohen nga subjekte te licencuara, në formë me mjete elektronike, në mënyrë të thjeshtëzuar, eficente dhe bazuar në praktikat më të mira të biznesit.

Së dyti të nxisë pjesëmarrjen e subjekteve të licencuar në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike të iniciuara nga vetë shoqëria, si edhe të nxisë shoqërinë të marrë pjesë në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike që zhvillohen në formë elektronike nga subjekte të licencuara. Së treti të nxisë konkurrencën në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike dhe të jetë konkurrues për mënyrën e çmim-formimit dhe paraqitjes së ofertës në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike që zhvillohen në formë elektronike nga subjekte të licencuara. Së katërti të garantojë transparencë, barazi, besueshmëri, konfidencialitet dhe mjedis konkurrues gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj tregtar.

Po kështu rregullorja përcakton se regjistrimin në regjistrin e pjesëmarrëseve  ne procedurën e tregtimit te energjisë elektrike. Kjo do të thotë që çdo subjekt i licencuar vendas apo i huaj që dëshiron të regjistrohet në këtë regjistër e, se bashku me formularin e plotësuar sipas formatit te publikuar nga “AK”(autoriteti kontraktor) si kusht për regjistrimin si pjesëmarrës në procedurat e tregtimit të energjisë elektrike, duhet të paraqesë pranë “AK” edhe dokumentacionin e nevojshëm administrativ që vërteton personalitetin juridik dhe zotësinë Ligjore për pjesëmarrje në procedura të tregtimit të energjisë elektrike, nga institucionet kompetente të shteteve përkatëse ku janë regjistruar dhe ushtrojnë aktivitetin apo ka selinë e tij qendrore.

KESH-it nga ana tjetër i përcaktohet qartë që si autoritet kontraktor në ftesat apo ofertat drejtuar subjekteve duhet të japë të dhëna mbi tetë elementë si sasinë e energjisë elektrike në MWh që do të tregtohet, periudhën e lëvrimit në ore-blloqe orare/dite/jave/muaj/vit, siguruesin e kapaciteteve të transmetimit, pikën e lëvrimit të energjisë elektrike, kriterin e vlerësimit të ofertave, afatin e dorëzimit te ofertave, vlefshmërinë e ofertave, e drejtën e ankimit.

Rregullorja e re pritet që të zbatohet  pas të paktën 90 ditësh dhe do të jetë baza për aktivitetin e KESH.

Monitor,  04.09.2019