Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH realizon proçedurën e rradhës të optimizimit, fiton 127 mijë euro

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare ka mbyllur procedurën e radhës së optimizimit duke arritur që të shesë një sasi prej 2790 MWh energji me një çmim mesatar prej 59.13 euro për megavat dhe të blejë 1500 MWH energji me një çmim mestar prej 25.13 euro/MWh. Nga kjo Procedurë KESH ka arritur të sigurojë 164 mijë euro në shitje ndërkohë që për blerjen shpenzoi vetëm 37 695 euro me një diferencë 127 mijë euro si fitim. Kjo lidhet me faktin që përveçse sasia e shitur është më e lartë edhe çmimi me të cilën është shitur ajo është më shumë se dy herë më e lartë sesa çmimi i blerjes.

Rolin kryesor në këtë çmim e ka luajtur edhe fasha orare në të cilën është shitur ku KESH preferon zakonisht të shesë në orare piku dhe ku çmimi është më i lartë dhe të blejë gjatë natës në orare kur çmimi është më i ulët.

Kjo është procedura e disatë që KESH zhvillon gjatë këtyre javëve në një përpjekje për të përmirësuar portofolin e tij ekonomik por që jo të gjitha procedurat e optimzimit kanë përfunduar me sukses. Në disa raste KESH ka arritur vetëm të shesë por jo të blejë dhe në të tjera KESH është detyruar që të jetë një blerës neto në treg edhe pse është gjeneruesi kryesor në vend.

Një rast i tillë ishte ai për një procedurë që përfshinte gjithë gushtin dhe ku KESH arriti të siguronte një sasi 22 320 MWh energji si blerës me një çmim minimal prej 46.99 euro/MWh dhe me një çmim maksimal prej 49.33 euro/MWh. Çmimi mesatar i ponderuar rezultoi 48.8 euro MWh dhe vlera finale për kontratën për këtë sasi energjie ishte pak më shumë se 1 milion euro.

Ndëkrohë që shitja e 28 600 MWh energji nuk arriti të mbyllej. Kjo gjithsesi u realizua në një moment të dytë kur KESH arriti që të shiste një sasi të konsdierueshme me një çmim mesatar prej 66.1 euro duke arkëtuar më shumë se 800 mijë euro.

Kompanitë e sektorit energjetik janë vendosur në kushte të vështira këtë vit kur KESH ka një prodhim minimal duke mos përmbushur dot kërkesat e OSHEE ndëkrohë që kjo e fundit ka qenë aktive me blerjen e tregun e lirë me importe që arrijnë miliona euro, duke përqendruar burimet financiare në importe, çka ka sjellë për pasojë pezullim të disa investimve.

Monitor,  15.08.2019