Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH: Niveli në liqenin e Fierzës është nën kontroll

Duke marrë shkas nga disa raportime në media, mbi nivelin e ujit në liqenin e Fierzës, Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare bën me dije se situata në të gjithë kaskadën e lumit Drin është në kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, duke menaxhuar në mënyrë optimale prodhimin e energjisë.

“Veprat hidroenergjetike të kaskadës së Drinit po administrohen nga Kesh në një regjim optimal shfrytëzimi, në përputhje të plotë me parashikimet e Rregullores për Menaxhimin e Plotave. Sjellim në vëmendje të opinionit, se falë mirëadministrimit dhe menaxhimit të prurjeve në kaskadë gjatë periudhës së fundit, pavarësisht një viti të thatë dhe me reshje të pakëta, niveli i liqenit të Fierzës është sot mbi mesataren shumëvjeçare” njofton KESH.

Ndërkohë, niveli mesatar shumëvjeçarë në liqenin e Fierzës për datën 6 Gusht është 281.36 metra, ndërsa niveli i datës 6 Gusht 2019 është 286.85 metra, ose 5 metra e gjysëm më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare.

Kesh sh.a siguron opinionin publik se do të vijojë prodhimin e energjisë elektirike duke menaxhuar dhe administruar në mënyrë optimale prurjet në kaskadën e lumit Drin, gjithashtu mbetet i hapur për të bashkëpunuar me median për të informuar në mënyrë të saktë e në kohë reale opinionin publik për situatën në kaskadën e lumit Drin.

Scan,  07.08.2019