Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Pse Trump nuk i heq dot rregullat për karburantin e makinave

Rezulton se heqja e rregullave për karburantin e makinave që ka vendosur administrata Obama nuk është dhe aq i lehtë sa duket.

Honda Motor, Ford Motor, Volkswagen dhe BMW arritën një marrëveshje me shtetin e Kalifornisë të premten që do të nxisë rregulla më të forta për emetimin e gazrave nga makinat me karburant sesa ato të propozuara në nivel kombëtar nga administrata Trump. Me shumë gjasa të gjitha shtetet e tjera të SHBA-së do të ndjekin rregullat e Kalifornisë.

Prodhuesit e automjeteve nuk po e bëjnë këtë për shkak të mirësisë, por për të përmirësuar fitimet e tyre. Kjo pasi me ligjet që Trump kërkon të vendosë, kompanitë duhet të investojnë më shumë në përmirësimin e teknologjisë së makinave të tyre dhe madje do kishin ulje të kërkesës për shkak se ligjet do të kërkonin uljen e numrit të kredive për automjete.

Tjetër arsye pse industria e automjeteve nuk përkrahu qasjen maksimalisht të butë të administratës Trump vjen nga pikëpamja globale, ku zhvendosjet në tregjet më të mëdha të makinave i bëjnë standardet divergjente një problem.

Për dekada të tëra, prodhuesit e makinave janë përpjekur të minimizojnë kompleksitetin e zinxhirëve të tyre global të furnizimit duke pasur platforma të unifikuara dhe tregje që mund të lejojnë që pjesa më e madhe e prodhimit të tyre të ndjekë modele të ngjashme shitjeje, në vend që të zhvillojnë automjete të ndryshme për tregje të ndryshme. Pra, ndërsa kompanitë përgjithësisht u pëlqejnë rregullat e buta, ata gjithashtu dëshirojnë që rregullat të lëvizin në një drejtim të qëndrueshëm.

Si investitorë të mëdhenj në kërkime dhe zhvillim, nuk është për t’u habitur që prodhuesit e makinave janë relativisht të hapur për rregullime më të ashpra. Një treg global i paqartë dhe i paqëndrueshëm i automjeteve është një treg ku çdo sipërmarrës mund të ndjekë rrugën e tij, por standardet aktuale paraqesin një interes konkurrues që do të sigurojë që vetëm prodhuesit më të aftë të mbijetojnë. Me gjithë përpjekjen e administratës Trump për të rrëmbyer timonin e industrisë, destinacioni i tij tashmë është i fiksuar, nëse nuk përpiqet të unifikojë tregun e automobilave, Trump do të dështojë.

Scan,  01.08.2019