Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgari, investime kineze në ekonominë e gjelbër

“Bullgaria i vlerëson shumë marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës. Ne shpresojmë se për 70-vjetorin e themelimit të marrëdhënieve diplomatike, të arrijmë rezultate më të rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe t’i çojmë marrëdhëniet tona në një nivel të ri dhe më të lartë sesa janë aktualisht. Këto ishin fjalët e Kryeministrit bullgar, Boyko Borissov në takimin me zëvendëskryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Hongzhong.

Kryeministri Borisov përshëndeti bashkëpunimin e mirë midis dy shteteve, si në nivel qeveritar, parlamentar, ashtu edhe rajonal. Të pranishëm në takim ishin edhe disa përfaqësues të lartë të qytetit kinez të Tianjin, të cilët diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushat me interes të ndërsjellë midis qyteteve bullgare dhe atyre kineze.

“Jo vetëm unë, por edhe Presidenti i shtetit të Kinës, Xi Jinping dhe Kryeministri Li Kuzian, mendojnë se nën udhëheqjen tuaj, Bullgaria po zhvillohet me ritme të shpejta”, tha në fund Li Hongdzon, duke iu referuar Kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Monitor,  27.07.2019