Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Britania e Madhe investon 100 milionë USD në makinat elektrike

Qeveria Britanike ka investuar rreth 100 milionë dollarë për të zhvilluar “gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike” dhe, potencialisht, avionëve hibridë.

Autoritetet thanë të hënën se financimi do të ndihmonte, ndër të tjera, për të reduktuar emetimet e karbonit nga industritë përfshirë transportin, ndërtimin dhe energjinë.

Industria dhe akademia janë të vendosur për të udhëhequr zhvillimin e teknologjive të reja, që mund të përdoren për të kthyer sistemet e bazuara nga lëndë djegëse fosile në ato elektrike duke përdorur bateri ose burime të tjera elektrike.

“Nxitja e revolucionit elektrik do të forcojë aftësinë e Britanisë për të ofruar mjete elektrike të gjeneratës së ardhshme dhe avionë hibridë”, tha në një deklaratë të hënën Mark Walport, shefi ekzekutiv i Britanisë për Kërkime dhe Inovacion.

Sfidat në zhvillimet elektrike përfshijnë heqjen e naftës nga hekurudhat, dhe rënia në zero e karbonit në transportin rrugor deri në vitin 2040.

Scan,  22.07.2019