Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Burimet e rinovueshme në Skoci gjenerojnë energji për furnizimin e dyfishit të shtëpive

Burimet në botën tonë nuk janë të pafundme dhe si të tilla, do të vijë një ditë kur të harxhojmë disa prej tyre, veçanërisht nëse insistojmë në përdorimin e burimeve të tilla si qymyri, për të fuqizuar termocentralet tona.

Kjo është arsyeja pse shumë vende kanë filluar të kërkojnë zgjidhje më të qëndrueshme, të tilla si diellore, hidro, apo energji nga era.

Në fakt, Skocia duket të jetë një shembull kryesor se sa efiçente është energjia e erës sepse sipas njoftimeve, turbinat me erë të Skocisë në të vërtetë kanë arritur të gjenerojnë energji të mjaftueshme ku është e aftë të furnizoj me energji shtëpitë, dy herë për një vit.

Kështu ka deklaruar WWF Scotland, që zbuloi se turbinat me erë në vend gjeneruan 9.831.320 megavat/orë.

Sipas Robin Parker, menaxher i politikës së klimës dhe energjisë në WWF Scotland, “Ne të gjithë po përfitojmë nga energjia më e pastër dhe po kështu klima.”

“Këto shifra tregojnë se shfrytëzimi i potencialit të Skocisë mund të ofrojë energji të pastër dhe të gjelbër për miliona shtëpi jo vetëm në Skoci, por edhe Angli”.

Qeveria skoceze shpreson që deri në vitin 2030, turbinat e tyre të erës do të jenë në gjendje të kompensojnë gjysmën e konsumit të tyre të energjisë, me qëllim që në fund të fundit “pothuajse tërësisht” të dekarbonizojë sistemin e tyre të energjisë deri në vitin 2050.

Telegrafi,  17.07.2019