Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në Deçan protestohet kundër hidrocentraleve

Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe antarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan  sot për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit”.

“Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me ane te protestes ne i  bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Decan dhe Belaja gjithashtu!”, thekson Organizata ERA.

Gjatë kësaj proteste protestuesit gjithashtu do të nderojnë sakrificën e lumit të Deçanit me një veprim simbolik.

Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i pare tek ura qe te dergon per te Gushavci.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të Kosovës dje me 10.07.2019 vendosi PËRSËRI të shtyej afatin për KELKOS që të siguroj Lejet Mjedisore të nevojitura për hidrocentralet e tyre që janë duke operuar ilegalisht në Deçan.

Që nga viti 2014 ZRrE ështu duke raportuar në mënyrë vjetore që Kelkos është duke operuar ilegalisht me 3 hidrocentrale në Deçan dhe ka lejuar që kjo të vazhdoj për 5 vite + 90 ditë+ 90 ditë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  13.07.2019