Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, bizneset në treg të lirë do e paguajnë qershorin me 13.07 lekë/kwh

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar çmimin që do të paguajnë bizneset në treg të lirë për muajin qershor pranë Furnizuesit të Mundësisë së Fundit që është pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ky çmim u caktua në 13.07 lekë/kwh, një çmim disi më i ulët sesa çmimi i muajve të parë të këtij viti, një kërcim që erdhi si efekt I situatës së vështirë hidrike por që ende nuk ka kaluar. Në maj çmimi me të cilin këto biznese paguan energjisë siguruar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit ishte 13.62 lekë/kwh.
Çmimi që miratohet çdo muaj nga ERE pas propozimit që bëhet nga OSHEE ka në përbërje të tij një seri kostosh ku përveç tarifës fillestare me të cilën blihet energjia nga FSHU përfshihen edhe kostot administrative, ato të përdorimit të rrjetit dhe transmetimit.

Deri më tani rekordin për çmimin më të lartë e mban muaji janar me 18.73 lekë/kwh për të vijuar pastaj me shkurtin me 13.92 lekë/kwh. Në mars çmimi për çdo kilovat/orë energji të konsumuar nga këto biznese ishte 13.40 lekë/kwh kurse në prill 13.67 lekë/kwh.

Grupi i bizneseve të ekspozuara ndaj çmimeve që ndryshojnë muaj pas muaji është ai që është I lidhur në tension 35 kilovolt dhe që është përfshirë në fazën e parë të procesit të liberalizmit. Deri më tani nga 90 biznese kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje me furnizuesit dhe të nënshkruajnë kontrata rreth 18 biznese ndërsa pjesa tjetër vijon të furnizohet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Këta të fundit kanë kohë deri në fund të këtij viti për të gjetur një furnizues pasi amendimi i ligjit u dha atyre mundësinë që të furnizoheshin nga Furnizuesi ia Mundësisë së Fundit për një periudhë dy vjeçare nga dy muaj që parashikohej të ishte në fillim.
Grupi tjetër që pritet që të dalë në treg të lirë është ai i bizneseve të lidhura në 20 kilovolt dhe që nga ana e ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës nënvizohet se do të ketë një proces më të thjeshtë liberalizmi për shkak të karakteristikave që ka të lidhura me konsumin më të lartë por edhe grupimin gjeografik të tyre.

Monitor,  11.07.2019