Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbahet forumi mjedisor “Evergreen Kosovo”

Let’s Do It Kosova” ka bërë të ditur se sot do të organizojë Forumin “EverGreen Kosovo”.

Në këtë Forum do të adresohen dhe identifikohen sfidat mjedisore që shkaktojnë ngecje dhe pasoja socio-ekonomike në zhvillimin e një shteti.

Po ashtu do të prezantohen praktikat më të mira në zgjidhjen e problematikave të tilla.

Përmes paneleve, prezantimeve dhe punës në grupe,  akterët relevant njoftohen me perspektivat institucionale, ndërkombëtare dhe shoqërore, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes tyre.

Forumi ka për qëllim zhvillimin e politikave dhe iniciativave mjedisore, të cilat ndikojnë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit si dhe angazhimin maksimal të akterëve përgjegjës në luftimin e fenomenit të ndotjes.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  28.06.2019