Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sindikata përkrah protestën e punëtorëve të KEK

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes një njoftimi të bërë për media kanë bërë të ditur se e mbështetesin  protestën e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

BSPK, ka kërkuar nga menaxhmenti i KEK-ut që të reflektojë sa më shpejtë në mënyrë që të mos jetë vonë, transmeton Telegrafi.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës solidarizohet plotësisht me protestën dhe kërkesat e drejta të punëtorëve të KEK-ut. Ne jemi me ju në këtë betejë sindikaliste për drejtësi sociale duke i përkrahur kërkesat tuaja siç janë:

1. Realizimin i Marrëveshjes Kolektive në nivel të KEK-ut;

2. Rishikimi i ligjit për paga aty ku përfshihen punëtorët e KEK-ut si dhe rritja e shujtës së ushqimit nga 1.74€ në 3.5€;

3. Paga të vazhdueshme dhe të përhershme jubilare;

4. Rivitalizmi i Termocentralit Kosova A;

5. JO mbylljes së Kosova A, pasiqë reduktohen shumë vende pune dhe rëndohet situata financiare e qindra e qindra familjeve të punëtorëve të KEK-ut.

BSPK përkrahë fuqimisht kërkesat e punëtorëve dhe kërkon nga menaxhmenti i KEK-ut që të reflektojë sa më pare sa nuk është bërë vonë”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Telegrafi,  26.06.2019