Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEK në protestë, paralajmërojnë grevë

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në orën 12:00 do të mbahet protestë nga punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës ( KEK).

Punëtorët e KEK-ut përmes kësaj proteste do të kërkojnë lidhjen e marrëveshjes kolektive për këtë kompani, dhënien e pagës jubilare në vazhdimësi e jo vetëm për periudhën 2015-2017, rivitalizimin e Termocentralit Kosova A, rishikimin e ligjit për paga dhe rritjen e shujtës së ushqimit.

Ata kanë zgjedhur protestat për të paraqitur këto kërkesa dhe për t’i dhënë ultimatum Qeverisë për përmbushjen e tyre. Në rast se këto kërkesa nuk realizohen ata paralajmërojnë edhe grevë.

Punëtorët thonë se deri më tash nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Qeveria e Kosovës, për përmbushjen e ndonjërës nga kërkesat e sindikatës.
Nënkryetari i Sindikatës të Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica thotë se kanë zgjedhur protestën për të paraqitur kërkesat e tyre dhe për t’i dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e atyre kërkesave.

“Kështu synojnë të marrin vëmendjen e duhur nga Qeveria, pasi siç thotë ai, asnjëherë nuk kanë pasur bisedime para protestave, vetëm pas tyre”.
Sipas tij, janë një mori kërkesa që nuk janë realizuar nga menaxhmenti i KEK-ut, e as nga Qeveria e Kosovës.

Duke folur për kërkesat e sindikalistëve, Llumnica thotë se një ndër ato, është edhe marrëveshja kolektive në nivel të sektorit, pasi KEK është e vetmja kompani publike në Kosovë që nuk ka marrëveshje kolektive.

Ndërsa një arsye tjetër që i shtynë të protestojnë, thotë të jetë edhe ligji për paga dhe shujta e ushqimit në vlerë prej 3.5 euro, në krahasim me 1.70 euro sa është aktualisht.

Monitor,  25.06.2019