Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH, 18 milionë euro parkut energjitik të Kitkës

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizon sot ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Harry Boyd-Carpenter për BERZH-in dhe Tarik Aygun për pronarët e parkut të Kitkës, grupacioni turk Guris. Të dyja palët janë në dispozicion për intervista të mediave pas nënshkrimit.

Kosova, e cila mbështetet në thëngjill për nevojat e veta energjetike, do të përfitojë nga energjia më e pastër dhe më e qëndrueshme nga parku i parë energjetik me erë në vend.

Mbështetja e BERZH-it për parkun me erë të Kitkës vijon pas angazhimit të suksesshëm me qeverinë e Kosovës për ta mbështetur më shumë energjinë e ripërtëritshme përmes sektorit bankar.

Si rezultat i këtyre reformave, tashmë është aprovuar struktura për mbeshtetje te burimeve me energji të ripërtëritshme, e cila pritet të tërheqë interes të konsiderueshëm nga investitorët.

Ky investim paraqet një moment historik drejt dekarbonizimit në një vend ku mungesa e qasjes së qendrueshme në energji elektrike mbetet një nga barrierat më të mëdha ndaj zhvillimit.

Shtimi i energjisë së ripërtëritshme do të ndihmojë në adresimin e sfidës së dyfishtë të ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe ndotjes së shkaktuar nga thëngjilli i linjitit që shfrytëzohet prej dy termocentraleve kryesore të Kosovës për energji elektrike.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  25.06.2019