Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol liçencë për furnizimin e gazit, ERE nis proçedurat

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për licencimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes dhe prodhimit të naftës Albpetrol,  në aktivitetin e furnizimit me gaz. Në një vendim të këtij insitucioni nënvizohen pikat e dokumentacionit që ka nevojë të plotësojë Albpetrol për të përfituar licëncën ndërkohë që vlefshmëria e saj do të jetë për një periudhë 10 vjeçare.

“Neni 23, pika 1, gërma “a” e ligjit nr.102/2015 “Për Sektorin e Gazit Natyror””, i ndryshuar, parashikon se : ERE përcakton afatin e vlefshmërisë së licencës, i cili, për veprimtaritë e transmetimit, të shpërndarjes, të depozitimit dhe të GNLsë, nuk mund të jetë më shumë se 30 vjet dhe për veprimtaritë e tjera nuk mund të jetë më shumë se 10 vjet, me të drejtë përsëritjeje” thuhet në vendimin e ERE i cili detajon më pas në pikën një se vlefshmëria e licencës së Albeptrol do të jetë për një periudhë 10 vjeçare.

Kompanisë i është kërkuar që të plotësojë kushtet që lidhen me aspektin ligjor, administativ dhe pronësor të dokumentacionit, pjesën e garancive financiare dhe fiskale si dhe disa dokumente specifike për llojin e licencës.

Viteve të fundit ka një interes në rritje për sektorin e gazit e nxitur kjo edhe nga fakti që projekti i gazsjellësit TAP që kalon në tre shtete, Shqipëri, Greqi Itali është drejt përfundimit. Ky projekt pritet që ta bëjë vendin tonë jo vetëm një vend transit për transportin e gazit por edhe një vend që mund të përfitojë nga shfyrtëzimi i gazit sipas kapaciteteve të rezervuara më herët në dokumente dypalëshe.

Aktualisht vendi ynë ka një masterplan gazi të hartuar pak vite më parë dhe që jep edhe orientimet kryesore për zhvillimin e këtij sektori, pikat kryesore ku duhet të nisë gazifikimi dhe për të cilat ka leverdi ky hap.

Monitor,  17.06.2019