Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trump kërcënon përsëri “Nord Stream”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha  gjatë një takimi me presidentin polak, Andrzej Duda,  se po konsideron përdorimin e sanksioneve për të bllokuar gazsjellësin famëkeq që do të rrisë fluksin e gazit natyror nga Rusia drejt Gjermanisë. Trump ka thënë që prej vitit të kaluar se Gjermania është zënë rob nga Rusia në lidhje me eksportet e energjisë. Ashtu si presidentët paraardhës amerikanë, ai kundërshton hapur projektin “Nord Stream 2”, që do të shtrihet përgjatë detit Baltik, paralelisht një gazsjellësi ekzistues që lidh Rusinë Lindore me Gjermaninë Perëndimore.

Në lidhje me gazin natyror dhe shumë gjëra të tjera, Polonia po performon shumë mirë dhe ne e vlerësojmë.  Njerëzit kanë të drejtë të bëjnë çfarë duan. Kjo është diçka që unë kam menduar dhe unë jam ai që nxori problemin e tubacionit,” tha Trump. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende europiane shqetësohen se gazsjellësi do të ndihmojë Rusinë që të tejkalojë infrastrukturën në Ukrainë, duke lejuar Moskën që të përdorë  energjinë si një armë kundër vendeve fqinje, pa ndërprerë flukset drejt Europës Perëndimore. Rusia dhe Gjermania kanë pohuar se “Nord Stream 2” është një projekt tërësisht ekonomik.

Gjiganti rus Gazprom, po ndërton tubacionin, me financim nga kompani europiane përfshirë Royal Dutch Shell dhe Wintershall. Politikanët amerikanë formuluan një projektligj muajin e kaluar që do të vendosë sanksione ndaj anijeve që përdoren për të ndërtuar gazsjellësin. Administrata e Trump kërkon të zëvendësojë furnizimet ruse drejt Europës me eksportet amerikane të gazit të lëngshëm natyror. Polonia, një prej vendeve më kundërshtuese të Nord Stream 2, ka rënë dakord me SHBA që të blejë gazin natyror, në përpjekje për të ulur varësinë nga Rusia.

Monitor, 14.06.2019