Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça zgjedh kryeshefin e ri

Bordi Mbikëqyrës i Trepçës e ka zgjedhur Basri Ibrahimin për kryeshef të Kompanisë, ndërsa Afrim Haxhiun sekretarit korporativ të Trepçës.

Sipas njoftimit nga bordi, të dy kandidatët kanë marrë besimin e plotë të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës.

“Komunikatë për zgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe Sekretarit Korporativ të Trepça sh.a. Më datë 27.05.2019 duke ushtruar kompetencat ligjore në bazë të legjislacionit në fuqi, Bordi Mbikëqyrës i Trepca sh. a. përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurimit dhe pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit, ka zgjedhur për Kryeshef Ekzekutiv të Trepça sh.a z. Basri Ibrahimi”, thuhet në këtë njoftim.

Kurse, për pozitën e Sekretarit Korporativ të Trepçës, bordi mbikëqyrës ka zgjedhur Afrim Haxhiun.

“ Të dy kandidatët morën besimin e plotë të gjithë anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës . Bordi Mbikëqyrës i Trepça sh.a. falënderon të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça sh.a. dhe Sekretarit Korporativ. Ky proces, përsëri e solli në vëmendje rëndësinë që ka Trepça për qytetarët e Kosovës, gjë që u dëshmua me konkurrencën profesionale që ka pasur në këto dy konkurse. Kandidatëve të përzgjedhur ju urojmë punë të mbarë në realizimin e përgjegjësive ligjore”.

Basri Ibrahimi në këtë detyrë do të shkojë nga pozita e kryeinspektorit të Punës.

Monitor,  28.05.2019