Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kryeministri italian: EastMed do t’i bashkëngjitet TAP-it

Gazsjellësi EastMed, i cili parashikon transportimin e burimeve të Mesdheut Lindor në Greqi nëpërmjet Qipros dhe Kretës, mund t’i bashkëngjitet TAP që do të transportojë gazin e Azerbaxhianit në Europë, u shpreh Kryeministri Italian Giuseppe Conte.

Duke folur për ndërtimin e gazsjellësit Poseidon, pjesa përfundimtare e EastMed, ai tha se Italia nuk është e gatshme të lejojë tubacionet të kalojnë përmes qytetit jugor të Otrantos, por infrastruktura për të ofruar gazin e Detit të Mesdheut Lindor mund të bashkohet me tubacionin TAP, raporton Reuters.

Projekti është hartuar për të transportuar deri në 16 miliardë metra/kub gaz në vit nga rezervat e gazit off-shore në pellgun mes Qipros dhe Izraelit, si dhe nga rezervat potenciale të gazit në Greqi.

Projekti TAP, me vlerë 4.5 miliard euro, është një nga projektet kryesore të energjisë për Bashkimin Evropian (BE). Projekti parashikon transportin e gazit nga Shah Deniz Faza e Azerbajxhanit në vendet e BE.

Duke u lidhur me tubacionin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin greko-turk, TAP do të kalojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të burojë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror. Projekti është aktualisht në fazën e tij të ndërtimit, i cili filloi në vitin 2016.

Sapo të përfundohet, TAP do të mund të ofrojë një rrugë të drejtpërdrejtë dhe me kosto efektive të transportit, duke hapur ‘korridorin vital’ të gazit jugor, një zinxhir me vlerë të gazit prej 3,500 kilometrash që shtrihet nga Deti Kaspik në Europë.

Aksionerët e TAP aktualisht përfshijnë: BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Scan,  08.05.2019